Hakerët rusë sulmuan faqet e internetit të ministrisë italiane dhe dy aeroporte
Bota
Lexohet për: 1 min.
Hakerët rusë sulmuan faqet e internetit të ministrisë italiane dhe dy aeroporte
15 orë më parë
Linku u kopjua

Hakerët sulmuan dhjetë faqe zyrtare në Itali të shtunën, duke përfshirë ato të Ministrisë së Jashtme dhe dy aeroporte në Milano, duke i çaktivizuar përkohësisht, tha agjencia italiane e sigurisë kibernetike.

Grupi pro-rus i hakerëve Noname057(16) mori përgjegjësinë, duke thënë në Telegram se "rusofobët" e Italisë morën një përgjigje të merituar kibernetike.

Një zëdhënës i agjencisë së sigurisë kibernetike të Italisë tha se ka të ngjarë që një sulm i ashtuquajtur "mohim i shpërndarë i shërbimit" (DDoS) mund të lidhet me një grup pro-rus.

Në sulme të tilla, hakerët përpiqen të vërshojnë rrjetin me sasi jashtëzakonisht të mëdha të trafikut të të dhënave në mënyrë që ta çaktivizojnë atë.

Zëdhënësi tha se agjencia ka ndihmuar shpejt institucionet dhe kompanitë e sulmuara dhe se efekti i sulmit është "zbutur" në më pak se dy orë.

Sulmi kibernetik nuk shkaktoi asnjë ndërprerje në fluturimet në aeroportet Linate dhe Malpensa të Milanos, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ndërkohë që ueb sajtet ishin jashtë funksionit, aplikacionet mobile të aeroporteve vazhduan të funksionojnë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024