Hajrullahu: Rusia nuk mund ta krahasojë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë me pushtimet ruse në territoret e shteteve sovrane

Hajrullahu: Rusia nuk mund ta krahasojë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë me pushtimet ruse në territoret e shteteve sovrane

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka vënë në pikëpyetje vendimin e Kazakistanit për të kërkuar ndihmë ushtarake ruse për t’u marrë me një valë të vazhdueshme trazirash të dhunshme. Kjo deklaratë është keqpërdorur nga Rusia për të bërë krahasime të pabaza me ndërhyrjen humanitare të NATO-s dhe SHBA-ve në Kosovë.

Në mungesë të argumenteve për agresionin e Rusisë ndaj shteteve sovrane dhe ndërhyrjen ruse për të rrezikuar demokracinë në botë, Ambasada Ruse në SHBA ka shpërndarë një postim në Twitter duke  shpërndarë akuza të rrejshme se “Ndryshe nga trupat e SHBA, që pushtojnë territoret e Sirisë dhe Kosovës në Serbi, forcat paqeruajtëse të CSTO kryejnë misionin për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në Kazakistanit me kërkesë të autoriteteve të saj”.


Ndaj këtyre pretendimeve të rrejshme ka reaguar Profesori universitar, Arben Hajrullahu, i cili ka argumentuar se nuk mund të ketë krahasim në mes të ndërhyrjes humanitare dhe vendosjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe ndërhyrjes së dhunshme të Rusisë në vendet sovrane. Ai ka listuar territoret e shteteve sovrane të cilat janë pushtuar nga Rusia.

Sipas Profesorit Hajrullahu, “ndryshe nga forcat e NATO-s, të cilat janë të stacionuara në Republikën e Kosovës në bazë të një rezolute të OKB-së, trupat ruse kanë pushtuar territore të shteteve sovrane në: Moldavi (Transnistri); Gjeorgji (Abkazi, Osetia); Ukrainë (Krime, Donbass, Luhansk).”

Lexo edhe

Video