Hajdini: Publiku duhet të edukohet që të mos besojë gjithçka që lexon online

Hajdini: Publiku duhet të edukohet që të mos besojë gjithçka që lexon online

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së lajmeve MIA në Maqedoninë e Veriut, Halit Ajdini, tha se mediat tradicionale si agjencitë e lajmeve duhet të jenë në vendin e tyre në tregun medial.

Këtë deklaratë, ai e bëri në punimet e Kuvendit të 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive Ballkanike (ABNA) që po mbahet në Prishtinë, nën organizimin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

“Mediat tradicionale kanë qenë shumë të mira, por teknologjia po përparon shumë shpejtë dhe mediat tradicionale e meritojnë të jenë në vendin e duhur. Por si mund të kontrollohet kjo problematik, ajo që duhet është që të verifikohen faktet dhe të ketë ndihmë nga institucionet në mënyrë që qytetarët mos të lexojnë gjithçka”, tha ai.


Ajdini u shpreh se institucionet duhet të punojnë me shumë qytetarët duke i këshilluar se çfarë duhet të lexojnë dhe çfarë jo. Sipas tij, këtu mund të përshihen dhe njerëz që kanë ndikimin në komunitet si klerikët fetarë apo edhe mësimdhënësit.

Sipas tij, informatat e shumta dhe të pa verifikuara kanë krijuar huti të madhe të njerëzit ën një kohë kur ka shumë vdekje për shkak të pandemisë.

“Ne mund të bëjmë më shumë por thjesht na duhet të punojmë më shumë sepse medie mund të bëjë gjithçka. Vërtetë duhet të punojmë, organizata, institucionet private, shkollat, dhe me iu thënë njerëzve, me i thënë shoqërisë mos lexoni e besoni gjithçka. Ne në Ballkan kemi një proverb ‘jo gjithçka që fluturon mund të hahet’ kështu që njerëzit mund ta kuptojnë një gjë të tillë jo gjithçka që lexon online është edhe e vërteta prapa”, u shpreh Ajdini.

Kuvendi dhe konferenca e 29-të e përgjithshme e ABNA-së mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Swiss Agency for Development and Cooperation SDC.

Lexo edhe

Video