Hajdari: Unë marr përgjegjësinë e vonesës në deklarim të pasurisë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth ngritjes së aktakuzës ndaj saj për mos deklarim të pasurisë.

Ajo tha se i vjen mirë që ekziston një ligj i tillë dhe se merr përgjegjësinë e vonesës në deklarim të pasurisë.

Ministrja Hajdari ftoi deputetët që për çdo gjetje karshi saj t’i drejtojnë me shkrim në Prokurorinë e Shtetit.


“Sa i përket deklarimit tim të pasurisë më vjen mirë që ekziston një ligj, unë e marr përgjegjësinë e vonesës në deklarim  dhe më vjen mirë që nuk ngritet një akuzë për mua për vjedhje  për shpifje, për  shfrytëzim të parasë publike, për votat parlamentare  tuaja, për zgjedhje e për të gjitha tjerat. Besoj për këtë dhe gjetjet tjera që i keni për mua iu lutem i drejtoni me shkrim edhe në prokurori, më  auditoni ju mirëpres”, tha ajo.

Këto komente ajo i bëri pas akuzave që ia bëri, deputeti I PDK-së, Ferat Shala i cili u shpreh se nuk  mund t’i besojnë një ministreje e cila edhe vetë e mashtron shtetin duke mos deklaruar pasurinë e saj.

“Që nga dita e parë e kësaj qeverisje në atë ministri kemi pas dhjetra skandale nga këto komisione, ju lutemi kthejuni pak kredisë së Bankës Botërore dhe shihni çka ka ndodhur nga komisionet e hartuara nga kjo qeveri dhe ministri. Ju lutemi kthejuni skandaleve në Dubai dhe pagesave  dhe shpenzimeve që keni bërë atje me tupana…Nuk mund t’u besojmë komisioneve nga kjo ministri e cila shkon dhe rezervat shtetërore i kontraktor me kompanitë turke pa asnjë një lloj transparence sot e asaj dite….Nuk mund t’i besojmë kësaj ministrie dhe kësaj ministreje e cila parimisht edhe vetë e mashtron shtetin dhe nuk deklaron pasurinë e saj dhe praktikisht sot është  ministre me aktakuzë“, u shpreh Shala.

Më 13 tetor 2022, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër ministres së tregtisë, Rozeta Hajdari për mos deklarim të pasurisë./B.Ibishi/

Lexo edhe

Video