Hajdari në Konventën e ABNA-SE: Ligji për turizmin është në draftin final

Ligji për turizmin pritet të shkojë javën e ardhshme për aprovim në Qeverinë e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Turizmit, Rozeta Hajdari derisa ka folur në Konventën e 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të Lajmeve të Ballkanit (ABNA).

Ajo ka thënë se drafti është finalizuar dhe çdo gjë është bërë në koordinim me akterët relevantë.

“Dua t’iu njoftoj se së bashkë me Unionin e Turizmit të Kosovës me të cilin kemi bashkëpunim dhe memorandum mirëkuptimi, jemi duke zhvilluar edhe politikën për turizmin dhe ligjin për turizmin që është në draftin final, po i presim komentet, që të përcjellët javën e ardhshme për aprovim në qeveri sepse nga ana jonë është finalizuar, zoti Hoti bashkë me akterë tjerë të turizmit ka sjellë shumë impute. Bazohem gjithmonë në politikat e bazuara në evidencë sepse evidenca është ajo që sjellë politika më të mira, andaj nuk shtyjë asgjë në qeveri për aprovim pa u konsultuar me gjithë akterët relevantë, dhe në këtë rast edhe gazetaria, komunikimi ka shumë vend ku mund të jetë vlerë e shtuar në politikbërjen tonë”, ka thënë ajo.


Ajo ka bërë të ditur se në grandet e ndërmarrësisë dhe inovacioni janë duke promovuar edhe industrinë e turizmit.

“Në grandet e ndërmarrësisë, inovacionit jemi duke promovuar edhe industrinë e turizmit sepse është një potencial që Kosova nuk e ka shfrytëzuar deri tani dhe duhet ta shfrytëzoj, ndoshta në të ardhmen ta lidhim edhe pjesë ne dixhitalizmit sepse jemi në shekullin e 21 dhe dixhitalizimi do të na ndihmoj në zhvillmini e turizmit”, ka shtuar ajo.

Në punimet e Konventës së 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të Ballkanit (ABNA), që sivjet po mbahet në Prishtinë nën organizmin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, po diskutohet edhe për rëndësinë e prezantimit të turizmit përmes mediave dhe mundësitë për bashkëpunim që mund të jenë në mes institucioneve publike për turizëm dhe mediave.

Kuvendi dhe konferenca e 29-të e përgjithshme e ABNA-së mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Sëiss Agency for Development and Cooperation SDC.

Lexo edhe

Video