Hajdari: Kosova pa import të miellit s’do të ketë bukë mjaftueshëm për qytetarët

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari ka thënë para deputetëve se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për prodhimin e miellit, andaj kanë hapur kufirin për importim dhe për këtë shkak janë rritur çmimet e produkteve të bukës.

Në debatin parlamentar në lidhje me ngritjen enorme të çmimeve, Hajdari ka thënë se në fillim të mandatit të saj rezervat e shtetit ishin vetëm për tri ditë, teksa shtoi se është dashur t’i thuhet qytetarëve se ka pasur rezerva përkundër që nuk ka pasur.


Ajo tha se nga 17 mullisë që funksionojnë me 30-50 për qind të kapaciteteve që kontrollohen prej një biznesi nuk do të kishin me mundur me mbijetuar qytetarët pa import.

“Dua të reflektojmë për dy terme, të cilat po dëgjoj si shpesh, mielli, energjia, mielli, energjia. Po, është e vërtetë që është rritur çmimi i miellit, mirëpo le të themi t’i mbyllim kufijtë, s’duam të importojmë dhe s’kemi çmime të larta. Nëse themi se po i mbyllim kufijtë, ne i kemi 57 mullisë, por a funksionojnë të gjithë këta të na furnizojnë me miell, përgjigja është jo. Sepse një kompani dominuese në treg i ka të gjithë në kontrolle. Nga 57 mullisë që furnizojnë tregun tonë vetëm 17 prej tyre janë funksionalë, andaj na është dashur të hapim tregun për import të miellit në kohën e pandemisë”, tha Hajdari.

.

Lexo edhe

Video