Hajdari: Jetësimi i reciprocitetit ndaj Serbisë kërkon organizim të mirë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka potencuar se kanë identifikuar institucionet dhe agjencitë për zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë.


Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për punën 100-ditore të Qeverisë Kurti 2, ministrja Hajdari tha se jetësimi i këtij reciprociteti kërkon organizim të mirë, koordinim të mirëfilltë logjistik ,si dhe ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e tij të mirëfilltë.

Ajo para deputetëve të Kuvendit tha se i kanë parasysh të gjitha barrierat me Serbinë dhe se me qasje të njëjtë do të veprojnë ndaj shtetit fqinj.

“Ne kemi identifikuar institucionet dhe agjencitë më të rëndësishme për zbatimin e masave dhe këto janë agjencionet AUVK, Dogana e Kosovës, Policia kufitare, Inspektorati i tregut, Agjencioni i regjistrimit të biznesit dhe Agjencioni i pronësisë industriale dhe shumë institucione të tjera relevante që do të ndihmojnë në zbatimin e suksesshëm të masave të reciprocitetit. E gjithë kjo kërkon një proces të gjithmbarshëm dhe kërkon përgatitjen e institucioneve, stafit, koordinimin, logjistikën dhe gjithë aranzhimet tjera për zbatimin e suksesshëm për masat e reciprocitetit. Jetësimi i reciprocitetit kërkon thjesht organizim të mirë, koordinim dhe kërkon po ashtu koordinim të mirëfilltë logjistik po edhe ngritje të kapaciteteve për zbatimin e mirëfilltë të reciprocitetit. Ne i dimë të gjitha barrierat që kemi me Serbinë dhe ju i dini më mirë se ne, sepse ju keni qenë më gjatë në qeveri. Me mënyrën dhe qasjen e njëjtë si vepron Serbia ndaj nesh ne do të veprojmë ndaj asaj dhe as më shumë e as më pak”, tha ministrja Hajdari.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: