Hajdari: 2021-ta, rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria

Hajdari: 2021-ta, rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari duke komentuar miratimin e ligjeve nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se gjatë vitit 2021 kanë miratuar rreth 50% më shumë se mesatarja vjetore e 13 viteve të fundit.

Hajdari ka shkruar në Facebook se për 40 javë qeverisje në vitin 2021, kishin 53 mbledhje të Qeverisë, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje – numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit.

Komenti i plotë:

Viti 2021 paraqet rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.


Për 40 javë qeverisje në vitin 2021, kishim 53 mbledhje të Qeverisë, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje – numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit.

Përveç për nga numri rekord, kemi shënuar rritje edhe në cilësi, meqë shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përbën një standard shumë të lartë.

Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i dytë me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara.

65% më shumë ligje të miratuara në 2021 se sa në 2020, dhe 91% më shumë se në 2019. Në përgjithësi rreth 50% më shumë se mesatarja vjetore e 13 viteve të fundit.

Lexo edhe

Video