Habit Robertson, ëndërron të luajë për Celticun

Habit Robertson, ëndërron të luajë për Celticun

Ylli i Liverpoolit, Andy Robertson ka pranuar se ka ëndërruar të luajë për Celtic që nga vitet e para të karrierës së tij si futbollist.

Robertson ishte lojtar i akademisë së të rinjve të Celtic përpara se të largohej për në QPR në moshën 15-vjeçare dhe është një tifoz i flaktë i gjigantit skocez, përcjell KosovaPress.

Kur ishte i ri, ai ëndërronte të luante për Celtic gjatë viteve më të mira të karrierës së tij dhe pranon se ende mendon për atë ëndërr kur e shikon atë duke luajtur.


“Sa herë që shikoj Celtic, e konsideroj atë. Kur i shikon dhe sheh një ‘Celtic Park’ të mbushur plot… si tifoz e ke gjithmonë atë ëndërr. Natyrisht, unë dua ta përfundoj karrierën time këtu në Liverpool. Nëse mund të vazhdoj me paraqitje të mira, në maje gjatë gjithë karrierës sime, kjo është rruga që dua ta ndjek”, tha Robertson.

“Por gjithashtu, kur shikoja Celticun dhe kur u rrita, mendoja se doja t’i jepja atyre vitet e mia më të mira. Kur isha në Queen’s Park, kisha një ëndërr që të luaja ende me Celtic dhe gjithmonë ëndërroja t’i jepja vitet e mia më të mira për Celtic. Dhe tani nuk dua të shkoj si një lojtar 34 apo 35-vjeçar që dajat e mi fillojnë ta urrejnë sepse nuk mund të lëviz më! Koha do të tregojë. Unë jam një person që jetoj në këtë moment”, shtoi më tej ylli i Liverpoolit.

Robertson nuk u largua nga Celtic me zgjedhje, por u lirua për shkak të dobësive fizike që klubi ndjeu se kishte në atë kohë.

Lexo edhe

Video