Haaland paralajmëron Interin: Ne dëshirojmë të fitojmë me çdo kusht
Sport
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, në të cilën ai foli për sezonin e tij dhe finalen ndaj Interit.

Ky ka qenë një sezon fantastik për Erling Haaland, ku përveç golave të shumtë deri tani ka fituar Premier Ligën dhe trofeun e FA Cup me Cityn, raporton KosovaPress.

Tani, Cityt i ka mbetur vetëm finalja e Ligës së Kampionëve kundër Interit për ta fituar që të kompletojë tripletën.

Haaland e ka cilësuar si një ëndërr finalen e së shtunës ndaj Interit, ku ky i fundit për bomberin norvegjez është një ekip shumë i fortë, por që City e dëshiron trofeun e Ligës së Kampionëve me çdo kusht.

“Të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve gjithmonë ka qenë ëndrra ime dhe unë e kam nderin që tani jam aty. Por mbi të gjitha është një ndeshje që duhet fituar. Sezoni jonë ishte fantastik dhe ne dëshirojmë që ta mbyllim atë në mënyrën më të mirë. Do të jetë e vështirë ndaj një skuadre tejet të mirë si Interi por ne duam ta fitojmë me çdo kusht dhe do ta japim më të mirën. Mezi presim të luajmë”, tha Haaland.

Më tej Haaland foli edhe mesataren e tij për gola në Ligën e Kampionëve.

“E dija që këtu do të kisha shumë raste për të shënuar. Unë luaj me kampionë të mëdhenj që krijojnë shumë raste ose hapin hapësira dhe kjo është më e lehtë. Të gjithë kemi të njëjtën dëshirë për të fituar dhe unë jam me fat që kam këta shokë skuadre që më ndihmojnë në punën time, të hedh topin në rrjetë”, tha Haaland.

Për fund, ylli norvegjez foli për marrëdhëniet e tij me Guardiolan.

“Pep dhe stafi i tij bëjnë gjithçka për ta nxjerrë më të mirën nga ne. Unë kam mësuar shumë dhe mund të mësoj ende. Më duhej të adaptohesha me një trajner të ri, bashkëlojtarë të ri dhe një mënyrë të re të lojës por unë mendoj se kam bërë mirë. Deri tani, unë e kam shijuar çdo minutë të aventurës sime këtu”, tha Haaland.

Manchester City dhe Interin përballen në finalen e Ligës së Kampionëve këtë të shtune me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Ataturk Olympic”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024