Guvernatori Ismaili takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Piero Cipollone
Lexohet për: 2 min.
CBK_Cipollone
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilloi një takim me Piero Cipollone, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), gjatë takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Washington D.C. Ky ishte takim përmbyllës i BQK-së me partnerët dhe palët ndërkombëtare.

Takimi ofroi një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështje të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë mes BQK-së dhe BQE-së. Guvernatori Ismaili informoi Cipollone për zhvillimet kryesore brenda BQK-së, duke përfshirë përparimet në përgatitjet për integrimin dhe pajtueshmërinë me SEPA, si dhe çështjet e tjera të rëndësishme me të cilat përballet banka qendrore.

Gjithashtu, takimi u fokusua në diskutimet mbi eksplorimin e mundësive për adoptimin e zgjidhjeve nga BQK për pagesat e shpejta me qëllimin të ndërlidhjes me TIPS, si dhe diskutime të vazhdueshme me vendet fqinje për gjetjen e zgjidhjeve optimale për rajonin.

Guvernatori Ismaili theksoi angazhimin e palëkundur të BQK-së për të avancuar dhe modernizuar sistemin e saj të pagesave, që do të hapte rrugën për integrimin në infrastrukturën e tregut financiar të Bashkimit Evropian, në përputhje me objektivat strategjike të BQK-së.

Këto angazhime pasqyruan përpjekjet e BQK-së për të nxitur partneritete të forta me palët ndërkombëtare kyçe, duke avancuar misionin e institucionit për të promovuar stabilitetin financiar dhe përfshirjen financiare, të cilat janë thelbësore për të nxitur zhvillimin ekonomik në vend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025