Në përgjithësi qytetarët e Kosovës po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar duke shtuar fluksin e udhëtarëve në javën e parë të gushtit në pikën kufitarë në Morinë.
Rreth 30 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës që lamë pas ndërsa mesatarja ditore arrin në 10 mijë.
Edhe në drejtim të Kosovës ka pasur fluks të lartë sidomos në orët e mbrëmjes duke krijuar radhë të gjata dhe pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë përmes doganës së Vërmicës.
Emigrantët kthehen në familjet e tyre. Arsye kjo që sipas policisë ka shkaktuar vonesa në kalimin e kufirit për shkak edhe të kontrollit të automjeteve me targa të huaja që udhëtojnë emigrantët kosovarë.
Në korrik sipas policisë vetëm nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 800 mijë persona.
Për 6 muaj të këtij viti sipas policisë kufitare të Kosovës, rreth 4 milionë e 479 qytetarë nga Kosova kanë hyrë e kanë dalur në pikën e përbashkët kufitare të Vërmicë-Morinë, gati 30 për qind më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë./RTSH