Guerot: Presim nga qeveria që të vijë me propozime për Asociacionin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot tha se presin nga qeveria që të vijë me propozime për Asociacionin.

"Ne e inkuraojmë Qeverinë e Kosovës që ta bëjë një propozim, dhe pastaj do të diskutojë në bazën e këtij propozimi. Inkurajojmë dhe fuqimisht që ta bëjë propozim konkret dhe do të jetë hap konkret përpara", tha ai.

Sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ai u shpreh se rruga drejt BE-së është e gjatë dhe teknike, për çka  Kosova mund ta bëjë.

E ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i pyetur për deklaratat e Vuçiq pas takimit në Ohër, tha se duhet më shumë përqendrim në veprime, e më pak në fjalë.

"Nuk jemi që vetëm njëra anë të zbatojë, e tjetra jo. Unë dëshiroj më pak përqendrim në deklarata, e më tepër në veprime. Mendoj që takimi i ardhshëm është të martën, jemi shumë optimist se do të ketë progres qe do të zbatohet, përndryshe pasojat janë", ka thënë ai.

Për mos-pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, Rohde tha se

"Nëse nuk merrni pjesë në zgjedhje, atëherë nuk mund të merrni pjesë në vendime, atëherë mos u ankoni", u shprej ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024