Guardiola zbulon nëse Haaland do të luajë kundër Liverpoolit
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Premier Liga i rikthehet nesër aksionit, ku xhiron e 29 do ta hap super derbi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Kampioni anglez e pret Liverpoolin në shtëpi, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 13:30, raporton KosovaPress.

Para ndeshjes së nesërme po ka shqetësime në kampin e Cityt, pasi që thuhet se Erling Haaland mund të mos jetë i gatshëm nesër për shkak të një lëndimi në muskul.

Mungesat e Cityt do të jenë Benjamin Mendy dhe Phil Foden, ku ky i fundit iu desh t’i nënshtrohet një operimi për shkak të problemeve me apendiksin.

Tani, Guardiola në konferencën e sotme për media ka zbuluar nëse City pret që Haaland të jetë i gatshëm kundër Liverpoolit.

“Erling është duke u rikuperuar, do të shohim se si ndjehet ai në stërvitjen e fundit. Do ta shohim këtë pasdite. E shohim sot, në fund mjekët dhe lojtari do të vendosin se si ndjehet ai. Unë fola me të, ai është mirë. Mbetet të shihet. Jeta është rrezik në këtë fazë, ne duhet ta marrim atë”, tha Guardiola.

City përballet nesër me Liverpoolin me fillim nga ora 13:30 në stadiumin “Etihad”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024