Guardiola tregon se kur mund ta drejtojë një skuadër në Itali

Guardiola tregon se kur mund ta drejtojë një skuadër në Itali

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e sheh shumë të largët mundësinë që një ditë të stërvisë një skuadër në Serie-A duke përmendur një moshë tejet të shtyrë për ta bërë këtë në të ardhmen.

Ai ka përmendur moshën 72 vjeçare si kohën kur ai mund ta bëjë këtë dhe se do ta angazhonte për ndihmës të tij Roberto Baggion, përcjell KosovaPress.

Guardiola dhe Baggio kanë luajtur së bashku në Brescia dhe shefi i Manchester City foli për kohën e tij me legjendën italiane në një intervistë për “Il Corriere dello Sport”.

“Johan Cruijff gjithmonë fliste shumë për Baggion. Ai donte ta shihte atë në një ligë teknike siç ishte La Liga dhe ai pyeste veten nëse do të adaptohej në futbollin spanjoll, ”tha Guardiola.


“Baggio mund të kishte luajtur kudo, por në ato vite, ishte e pamundur ta bindje atë të largohej nga Seria A. Lojtarët më të mirë ishin në Itali, dhe të gjithë donin të luanin atje.”

“Unë doja të luaja jashtë vendit, dhe kur drejtorët e Brescias Mauro Pederzoli dhe Gianluca Nanni erdhën të më takonin në Barcelonë, nuk u desh shumë që unë të pranoja. Ata më folën për Baggion, Tonin, Calorin, Petruzzin dhe binjakët Filippini. Mendova: ‘Nëse Baggio është atje, kjo do të thotë që ata duan t’i bëjnë gjërat seriozisht.’ Dhe unë kisha të drejtë.”, vazhdoi Guardiola.

“Baggio ishte futbollisti më i mirë dhe i trajtoi të gjithë në të njëjtën mënyrë, nga presidenti te punëtorët e magazinës.”

“Kur të jem 72 vjeç dhe të vij në Itali për të stërvitur, do t’i kërkoj të bëhet ndihmësi im. Do të përpiqem ta kthej në botën e futbollit. Por ju nuk mund ta bindni Baggio, ai vendos ”, tha në fund trajnerit i Cityt.

Lexo edhe

Video