Guardiola thotë se të gjithë në Angli duan që Liverpooli të shpallet kampion

Guardiola thotë se të gjithë në Angli duan që Liverpooli të shpallet kampion

Pep Guardiola ka pohuar se të gjithë duan që Liverpooli ta mposht Manchester Cityn në garën për titullin e Premierligës.

City bëri një hap gjigant drejt titullit në fundjavë pasi e mposhti Newcastle Unitedin me rezultat 5-0.

Liverpooli nga ana tjetër u ndal me barazim 1-1 nga Tottenhami të shtunën në mbrëmje, që do të thotë se djemtë e Guardiolës tani janë tre pikë përpara skuadrës së Jurgen Klopp.

Ishte një fundjavë e madhe për Cityn dhe një fundjavë që i nevojitej pas humbjes kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.


Pas ndeshjes, Guardiola në intervistën e tij pas ndeshjes për “beIN Sports”, ai u tregua mjaft i mprehtë kur u pyet për Liverpoolin.

Ai pretendoi se të gjithë duan që skuadra e Jurgen Klopp të fitojë ligën.

“Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpool-in, mediat dhe të gjithë”, pohoi ai.

“Liverpooli ka një histori të jashtëzakonshme në garat evropiane, por Jo në Premier Ligë. Ata kanë fituar një titull në 30 vjet.”

“Liverpool së bashku me Manchester United janë skuadrat më të rëndësishme në histori për sa i përket titullit dhe trashëgimisë. Por nuk më intereson nëse njerëzit duan që Liverpooli të fitojë më shumë se ne. Ndoshta ka më shumë njerëz në mbarë botën dhe Anglia e mbështet Liverpoolin më shumë se ne”, tha Guardiola.

Lexo edhe

Video