Guardiola: Nuk e di nëse City do ta fitonte Ligën e Kampionëve

Guardiola: Nuk e di nëse City do ta fitonte Ligën e Kampionëve

Trajneri spanjoll Pep Guardiola beson që Manchester City veçse ka arritur synimet e tij duke qenë garues për çdo titull, ku insistoi që ai nuk ishte sjellë në stadiumin “Etihad” për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Pritja e Cityt për trofe në garat evropiane do të vazhdojë pas eliminimit në rezultat të përgjithshëm 6:5 kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Por, në një përgjigje të detajuar ndaj një pyetjeje në lidhje me gjasat e lojtarëve të tij për të fituar ndonjëherë Ligën e Kampionëve, përpara ndeshjes të së dielës në Premier League kundër Newcastle United, Guardiola shpjegoi se si klubi e sheh suksesin ndryshe nga tifozët jashtë.


“Unë nuk e di nëse kjo skuadër do ta fitonte Ligën e Kampionëve, është një pyetje që nuk mund t’i jap përgjigje. Kjo është ndjenja ime, ndoshta jam gabim. Abu Dhabi nuk e ka blerë këtë klub dhe të investojë në infrastrukturë e lojtarë vetëm për të arriturat e deritanishme”, tha Guardiola.

“Nuk ishte vetëm për ta fituar Ligën e Kampionëve. Ata e bënë për të garuar për të gjithë titujt në çdo sezon, vetëm për të garuar dhe garuar deri në fund”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

Guardiola insistoi që nuk mund të jetojë vetëm për të arritur triumfin në gara evropiane, ndërsa tha që edhe nëse City do ta fitonte Ligën e Kampionëve, nuk do të urohej por do të kritikohej për transferimet  e tyre të shtrenjta.

Lexo edhe

Video