Guardiola: Liverpooli është ndër skuadrat më të mira në histori të futbollit

Guardiola: Liverpooli është ndër skuadrat më të mira në histori të futbollit

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka insistuar që Manchester City nuk mund të përballojë asnjë dështim nëse dëshiron që ta mposht Liverpoolin në garën për titull.

Pas fitores 5:0 kundër United, Liverpooli u ngjit në pozitën e parë në tabelë, por me fitoren e mbrëmshme 3:0 kundër Brightonit, Manchester City rikthehen kreun e tabelës, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, kur kanë mbetur edhe disa ndeshje për tu mbyllur sezoni aktual, Guardiola mendon që edhe një barazim mund t’i kushtojë skuadrës së tij që ta humb garën e titullit me Liverpoolin, ndërsa këtë të fundit e cilësoi si njërën nga skuadrat më të mira në histori të futbollit.


“Kemi edhe gjashtë ndeshje të mbetura dhe nëse i fitojmë të gjitha ne jemi kampion. Nëse nuk i fitojmë të gjitha ndeshjet, Liverpooli do të jetë kampion, është e thjeshtë”, tha Guardiola.

“Liverpooli është njëra nga skuadrat më të mira në histori të futbollit. Njëra nga më të mirat e të gjitha kohërave. Lojtarët e dinë këtë gjë. Është mëkat që nuk fituam këtu kundër tyre sepse ne ishim më të mirë. Tani nuk e kemi mundësinë që të humbim diçka”, shtoi më tej trajneri i Cityt.

Liverpooli dhe Manchester City janë duke e vazhduar rivalitetin e tyre të ashpër për tituj edhe këtë sezon, ku gjenden në garë së bashku për titullin e Premier Ligës dhe atë të Ligës së Kampionëve.

Lexo edhe

Video