Guardiola kërkon takim me drejtuesit e Cityt për të ardhmen e tij

Guardiola kërkon takim me drejtuesit e Cityt për të ardhmen e  tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do të shfrytëzojë pushimin e Kupës së Botës për të shqyrtuar të ardhmen e tij në klub, raporton “Daily Mail”.


Kontrata e Guardiolës me “Citizens” skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë karrierën e tij me kampionët e Premier Ligës, përcjellë KosovaPress.

Guardiola do të fluturojë për në Abu Dhabi për takime me drejtuesit kryesorë të Cityt, ku ai do t’i informojë ata për planet e tij për të ardhmen.

Lexo edhe

Video