Guardiola i pa sigurt për të ardhmen e Sterling

Guardiola i pa sigurt për të ardhmen e Sterling

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se nuk është i sigurt për të ardhmen e Raheem Sterling.

Një hat-trick i realizuar në fundjavë shpërfaqi edhe njëherë aftësitë e shkëlqyera të sulmuesit dhe me një rol të mundshëm qendror për Anglinë që do të vijë në “Katar 2022, 27-vjeçari po e shqyrton të ardhmen e tij përtej një marrëveshjeje aktuale që skadon në mesin e vitit 2023.


“Askush nuk dyshon se sa i rëndësishëm është”, tha Guardiola. “Ajo që dua është që ditë pas dite të luaj mirë. Jo vetëm ai, por të gjithë lojtarët. Nëse llogarisim sasinë e lojërave që ka luajtur që kur jemi bashkë, është shumë. Ai është një lojtar kyç”.

“Për të ardhmen, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Klubi vendos. Unë jap mendimin tim, por sigurisht klubi e merr vendimin gjithmonë”, tha në fund Guardiola.

Nuk dihet edhe më tutje nëse ka klube të mëdha që kanë paraqitur oferta konkrete, por Stërling mbetet njëri ndër sulmuesit më të mirë për momentin në Premier Ligë.

Lexo edhe

Video