Guardiola: Bravo Arsenalit, na kanë bërë më të mirë
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lavdëruar skuadrën e Arsenalit për faktin se ata i bën presion të madh deri në javët e fundit para shpalljes kampion të Anglisë.

Megjithatë, trajneri i Cityt pranoi se skuadra e tij duhet të fitojë edhe Ligën e Kampionëve për t'u konsideruar si një skuadër e madhe.

City u konfirmua si kampion i Anglisë për herë të pestë në gjashtë vjet dhe një sezon të tretë radhazi pasi Arsenali humbi ndaj Nottingham Forest të shtunën.

https://kosovapress.com/admin/city-si-kampion-e-mposht-edhe-chelsean/

"Ka një tendencë për të nënvlerësuar, por ata janë fitues. Ne e mposhtëm Arsenalin, por ata janë të jashtëzakonshëm. Ata duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë. Për mua ata janë fitues”, tha Guardiola, përcjellë KosovaPress.

Ai më tutje e vlerësoi skuadrën e Artetas edhe për mosdorëzim deri në fund të kampionatit në luftën për titull.

“Më bënë të mendoj shumë se çfarë duhej të bëja për t’i mposhtur dhe na e bënë punën shumë të vështirë. Pamëshirshmëria dhe mosdorëzimi dhe ndjenja se duhej të fitonim ndryshe nuk do të ishte e mundur, na ndihmoi shumë. Arteta është treguar i jashtëzakonshëm. Ai i ka kthyer ata në atë që Arsenali ishte në të kaluarën. Ngjashëm me Liverpoolin në sezonet e mëparshme, ata na çuan në kufijtë tanë”, tha në fund Arteta.

Por, përtej Premier Ligës, Guardiola kërkon edhe Ligën e Kampionëve.

https://kosovapress.com/admin/arsenali-humbet-city-kampion-i-premier-liges/

"Ne kemi ndjenjën se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme në aspektin e Premier Ligës, por sigurisht që të konsiderohemi një nga më të mëdhenjtë në Evropë, duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024