Guardiola: Bashkë me tifozët do ta japim jetën për ta fituar titullin

Guardiola: Bashkë me tifozët do ta japim jetën për ta fituar titullin

Pep Guardiola u ka kërkuar tifozëve të Manchester Cityt përkrahje të madhe për skuadrën përpara ndeshjes së fundit të sezonit kundër Aston Villas.

City u ndal me barazim 2-2 nga West Hami të dielën duke e lënë ta hapur luftën për titull me Liverpoolin edhe në xhiron e fundit, përcjellë KosovaPress.


“Javën e ardhshme stadiumi ynë do të mbushet, do t’u japim atyre jetën tonë dhe ata do të japin të tyren, të gjithë së bashku,” tha ai në një konferencë për shtyp.

“Të bësh këtë është një privilegj i jashtëzakonshëm, pas shumë vitesh, i pabesueshëm. Të kemi shansin tonë me njerëzit tanë, të fitojmë një ndeshje për të qenë kampionë. Mezi po e pres”, vazhdoi Guardiola.

“Nëse ata humbasin ose fitojnë varet nga ne, të bëjmë lojën më të përsosur që mund të bëjmë, të gjithë njerëzit, të gjithë blutë në Mançester, dilni në rrugë dhe shkoni në stadium sepse ata e dinë që ne do të japim gjithçka. ta fitojnë atë lojë dhe ata do të jenë shumë krenarë”, ka thënë në fund Guardiola.

Lexo edhe

Video