Grupi Nisma-AKR, pavarësisht dallimeve nuk pritet të ndahet

Rreziku që dy partitë të mbesin pa grup parlamentar i ka shuar mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, por në partinë e Behgjet Pacollit nuk e mohojnë mundësinë, që siç thonë ata për interes të shtetit t’i bashkohen grupeve parlamentare të partive në pushtet.

Ndonëse garuan së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit, Nisma-AKR, këtë legjislaturë nisën me deklarata kundër njëri-tjetrit.

Por, i emëruari si shef grupi i këtij koalicioni, Haxhi Shala thotë se të gjitha këto nuk janë arsye që të ndahet grupi parlamentar.

Ai për KosovaPress u shpreh optimist se pavarësisht të gjithave, ata do të qëndrojnë të bashkuar në parlament.

Se ka dallime brenda grupit parlamentar Nisma-AKR, e thotë edhe nënkryetari i kësaj të fundit, Vesel Makolli.


Ai thotë për KosovaPress, se janë për bashkëpunim të mëtejmë, por në suaza të respektimit të njëri-tjetrit, derisa nuk e mohon mundësinë që deputetët e AKR-së t’i bashkëngjiten ndonjë grupi tjetër parlamentar të partive në pushtet.

Në lidhje me këtë analisti politik, Faton Abdullahu thotë se çfarëdo ndarje ndërmjet dy partive do të mbeteshin pa grup parlamentar brenda Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, kjo është arsyeja e vetme që ata përkundër dallimeve të theksuara, pritët të qëndrojnë së bashku.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, Nisma-AKR, kanë garuar si koalicion i përbashkët, derisa me vështirësi të mëdha e kanë kaluar pragun zgjedhor.

 

Lexo edhe

Video

error: