Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se një grua shtatzënë ka treguar se është alergjike ndaj fëmijës së saj. Në trupin e saj kanë dalë disa pulla të kuqe
Fiona Hoover vuri re fillimisht shenjat e kuqe në bark kur ishte në javën e 31 të shtatzënisë por me kalimin e ditëve pullat janë përkeqësuar më shumë.
Mjekët e diagnostikuan atë me gjendje të rrallë autoimune Pemphigoid Gestationis.
Ata besojnë se kjo mund të jetë shkaktuar nga një gjen në ADN-në e djalit të saj. Barney është fëmija i dytë i Fionës, por ajo thotë se nuk ka vuajtur nga kjo sëmundje kur ishte shtatzënë me vajzën e saj.
“Kisha disa shenja të vogla që më kruheshin rreth kërthizës, dhe më dukej sikur më kishin prekur hithrat.