Gruaja kap burrin polic në dhomën e hotelit, rrah të dashurën në krevat me të

Gruaja kap burrin polic në dhomën e hotelit, rrah të dashurën në krevat me të

Policia po heton një video skandaloze në Indi, ku një grua gjen burrin e saj të zhveshur në një dhomë hoteli dhe nis të rrahë ‘të dashurën’ në krevat me të.

Në pamjet kaotike të publikuara javës që shkoi në Jaipur të Indisë, bashkëshortja e tërbuar shihet që rrah gruan në krevat, para disa oficerëve me uniformë.

Pamjet nisin me një grup njerëzish mes tyre edhe “oficerë,” që qëndrojnë jashtë një dhome hoteli teksa përgatiten të hyjnë në dhomën ku ndodhet çifti.

Një prej oficerëve hyn i pari dhe kamera drejtohet menjëherë nga krevati, ku shihen të shtrirë burri dhe ‘dashnorja’ e tij.

Shpejt nisin të dëgjohen ulërima dhe të rrahura duarsh, për t’i zgjuar ata, ndërsa bashkëshortja shkon te krevati dhe u heq atyre batanijen.


Ajo më pas nis të sulmojë fizikisht gruan thuajse të zhveshur, duke e qëlluar vazhdimisht me shuplaka.

Dyshja e gjetur ngrihen nga krevati teksa bashkëshortja vazhdon të sulmojë gruan e re, ndërsa burri mbulon fytyrën dhe tenton të gjejë diçka për të mbuluar trupin.

Më pas oficerët e policisë tentojnë të mbajnë nën kontroll gruan e nevrikosur, duke ndaluar sulmet e saj.

Agjencia Jam Press shkruan se sulmi ndodhi pas informacioneve se një burrë i martuar kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me një mësuese që punonte në Jodhpur. Burri raportohej se ishte oficer policie me forcat e rezervave.

Kur gruaja e tij nisi të dyshonte për tradhtitë dhe pritjet e gjata në telefon, ajo mori vetë situatën në dorë dhe nisi të hetonte. Rrjedhimisht, gruaja bashkë me vëllezërit e saj arritën ta gjenin burrin në një hotel Shastrinagar në Jaipur, ku besohet se janë filmuar dhe pamjet.

Pamjet e qarkulluara gjerësisht online, kanë bërë që “dashnorja” në dhomë të ngrejë padi ndaj bashkëshortes për ngacmim dhe sulm fizik. Policia tha se janë ende duke hetuar ngjarjen./tch

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: