Gruaja e Liburn Aliut e nipi i Besnik Bislimit emërohen anëtarë të Bordit në KOSTT
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Gruaja e Liburn Aliut e nipi i Besnik Bislimit emërohen anëtarë të Bordit në KOSTT
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka emëruar anëtarët e Bordit të kompanisë publike në KOSTT. Rejhane Zylfija, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka janë zgjedhur anëtarë të Bordit të ndërmarrjes publike Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut. Ndërsa, kryesues me më së shumti vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është zgjedhur Tosuni. KosovaPress ka mësuar nga burimet e saj se Lumnije Zeka është bashkëshortja e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, të përzgjedhur sot si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it.

KosovaPress ka tentuar të kontaktoi zëvëndëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Aliu, por nuk janë përgjigjur në telefon.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se me 58 vota, Tosuni zgjidhet si kryesues i Bordit të KOSTT-it.

“Drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, zgjedhën, Rejhane Zylfijaj, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka. Kurse, me 58 vota, si kryesues i Bordit të KOSTT-it zgjidhet Gëzim Tosuni”, tha Konjufca.

Në votim morën pjesë gjithsej 62 deputetë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024