Grliq Radman në Zvicër përshëndet hapjen e tregut të punës për kroatët

Grliq Radman në Zvicër përshëndet hapjen e tregut të punës për kroatët

Nga 1 janari 2022, qytetarët kroatë do të barazohen me qytetarët e vendeve të tjera anëtare të BE-së në tregun zviceran të punës, gjë që do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve kroato-zvicerane, u tha në një takim të ministrave të jashtëm kroat dhe zviceran në Bernë.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Konfederatën Zvicerane, ku ka takuar ministrin e Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis.


Grliq Radman përshëndeti vendimin e Këshillit Federal të Zvicrës të datës 1 tetor 2021, i cili pas pesë vjet zbatimi të Protokollit III, sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të lidhur me BE-në, Zvicra nuk do të kërkojë një zgjatje të mëtejshme të periudhës tranzitore në të cilën qasja e qytetarëve kroatë në tregun zviceran të punës ishte e kufizuar.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë me zbatimin e programit të bashkëpunimit zvicerano-kroat deri më tani, i cili do të realizohet përmes projekteve të ndryshme deri në fund të vitit 2024 dhe më tej kur Zvicra do të paguajë kontributin e dytë financiar në politikën e kohezionit të BE-së.

Ministrat shkëmbyen mendime për çështjet e migracionit, situatën në Evropën Juglindore dhe Ukrainën, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve.

Lexo edhe

Video

error: