Griezmann merr një ftesë të papritur nga Franca

Griezmann merr një ftesë të papritur nga Franca

​Mbrojtësi i Marseille, Alvaro Gonzalez, ka ftuar Antoine Griezmann që të bashkohet me të në Francë.

Alvaro është transferuar në Francë nga Villarreal me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes për 5 milionë euro në fundin e qershorit. Një e drejtë që duket se Marseille do ta ushtrojë.


30-vjeçari është në dijeni të faktit se Griezmann është vënë në shënjestër nga PSG dhe e ka ftuar yllin e Barcelona-s që të marrë në konsideratë një transferim tek OM.

“Ka shumë lojtarë që e ndjekin Marseillë. Griezmann dhe të tjerë”, ka thënë Gonzalez për Cadena SER. “Mbetet për t’u parë nëse do të vijnë këtu për të luajtur Champions League”, deklaroi ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.