Griezmann frymëzon Barçën për ta përmbysur Villarealin, barazohet me pikë më Real Madridin

Griezmann frymëzon Barçën për ta përmbysur Villarealin, barazohet me pikë më Real Madridin

Antonio Griezmann ishte njeriu kryesor që e frymëzoi Barcelonën drejt një fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33 të La Ligas spanjolle.

Takimi nuk nisi aspak mirë për skuadrën e Ronald Koeman të cilët u gjenden në disavantazh pas vetëm 26’ minutave lojë kur realizoi Chukvuaze, përcjell KosovaPress.

Por, ishte sulmuesi francez Antonio Griezmann ai i cili reagoi shpejtë dhe realizoi dy gola brenda shtatë minutave (28’ dhe 35’) për ta përmbysur shpejtë rezultatin.


Në pjesën e dytë nuk pati gola të tjerë të shënuar por vlen të përmendet përjashtimi me karton të kuq i Trigueros nga radhët e Villarrealit në minutën e 65’ të ndeshjes.

Kështu Barcelona mori tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull dhe tani ka pikë të barabarta me Real Madridin që gjendet në vendin e dytë dhe ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tabelën e kryeson Atletico Madridi me 73 pikë dhe sonte nga ora 21 luan si mysafire e Athletic Bilbaos.

Lexo edhe

Video