Griezmann dhe Coutinho do të qëndrojnë te Barcelona

Griezmann dhe Coutinho do të qëndrojnë te Barcelona

Ylli francez dhe ai brazilian pritet të qëndrojnë edhe këtë sezon në “Camp Nou”.

Gjatë kësaj vere janë duke qarkulluar shumë spekulime mbi të ardhmet e Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho ku të dy mund të largohen, por tani disa burime tregojnë që dy yjet do të vazhdojnë të ardhmet tek Barcelona, raporton “AS”.


Së fundmi, Griezmann është duke u lidhur me një rikthim të mundshëm tek ish-klubi i tij Atletico Madridi, kurse në anën tjetër besohej që “Blaugranët” dëshirojnë me çdo kusht të largojnë edhe Coutinhon, përcjell KosovaPress.

Por me spekulimet e fundit, të dy lojtarët do të qëndrojnë tek Barcelona sezonin e ardhshëm, pasi që trajneri Ronald Koeman ka thënë që i konsideron të dy lojtarë kyç të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.

Lexo edhe

Video

error: