Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Greqia konfirmon shifra rekord me COVID-19 në 24 orët e fundit

Greqia konfirmon shifra rekord me COVID-19 në 24 orët e fundit

Greqia konfirmoi 2.702 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 20 u identifikuan në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Deri më tani, Greqia ka një total të konfirmuar prej 197.279 rastesh me SARS-CoV-2 (ndryshimi ditor: + 1.4 %).

Sipas të dhënave të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 63 prej rasteve janë të lidhura me udhëtimet hyrëse dhe 2.419 me raste tashmë të regjistruara.

Raporti i transmetimit të infektimit (Rt) aktualisht vlerësohet në 0,98.


EODY njoftoi edhe 40 vdekje të regjistruara në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave që nga shpërthimi i parë në 6.597.

Numri i pacientëve në spital në respirator arrin gjithsej 431 (70.1 % janë burra). Mosha mesatare e pacientëve është 68-vjeç.

Numri i pacientëve të ri në spitale për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit është 394, një rritje e madhe ditore prej 36.33 %.

Mesatarja e pranimeve në spital në shtatë ditët e fundit është 304 pacientë.

Në përgjithësi, mosha mesatare e të infektuarve në 24 orët e fundit është 44-vjeç dhe e viktimave 79./Atsh

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: