Greqia alarmohet: Të mërkurën rrezik shumë i lartë zjarri në katër rajone
Lexohet për: 2 min.
amna
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka një rrezik shumë të lartë zjarri (kategoria 4) të mërkurën në katër rajone greke, përfshirë Atikën.

Konkretisht, sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, ekziston rrezik shumë i lartë në rajonet e Atikës (përfshirë ishullin Kythira), Sterea Ellada (Evia dhe Viotia), Egjeu i Veriut (Lesvos dhe Kios) dhe Peloponezi (Korinthia, Argolida dhe Lakonia).

Sekretariati i Përgjithshëm ka këshilluar shërbimet shtetërore dhe lokale në këto zona që të jenë në gatishmëri për të përballuar menjëherë çdo zjarr që mund të ndodhë, përfshirë patrullimet ajrore dhe tokësore.

Gjithashtu do të ketë një ndalim paraprak për qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve brenda parqeve kombëtare, pyjeve dhe zonave me rrezik të lartë.

Ministria këshilloi njerëzit që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shmangin çdo aktivitet në ambient të hapur që mund të shkaktojë aksidentalisht zjarr, si djegia e bimësisë, përdorimi i makinerive që krijojnë shkëndija, ndezja e barbekjuve ose hedhja e cigareve të ndezura.

Gjithashtu i kujtoi publikut që në rast zjarri të lajmërojnë zjarrfikësit përmes numrit të urgjencës 199.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024