Greqi – Kosovë, ndeshjen mund ta ndiqni në këtë ekran televiziv

Greqi – Kosovë, ndeshjen mund ta ndiqni në këtë ekran televiziv

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Greqisë për t`u përballur në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” me fillim nga ora 20:45 do përballen kundër Greqisë në stadiumin “Athens Olympic Stadium”.

Pas serisë negative futbollistët e Kosovës dëshirojnë që të këndellen me një rezultat pozitiv në duelin me helenët.


Kosova do jetë me shumë mungesa ku Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova janë të fundit të cilët i bashkohen listës së lënduarve.

Pavarësisht këtyre mungesave Dardanët janë të motivuar për lojë dhe i gjithë grupi janë të gatshëm pavarësisht se kush do luajë, që ta japin më të mirën për ta shuar serinë e tmerrshme të ndeshjeve pa fitore.

Ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës

Lexo edhe

Video