Grenell tregon se kush me kë do të takohet të shtunën në Uashington

Grenell tregon se kush me kë do të takohet të shtunën në Uashington

Emisari amerikan për dialogun Richard Grenell ka konfirmuar anulimin e vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Uashington, ndërsa ka dhënë detaje se cilët do të jenë pjesëmarrësit e takimit të shtunës në Shtëpinë e Bardhë.

Zyra e Prokurorëve Specialë në Hagë ka propozuar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte në Kosovë.

E kjo ka bërë që kreu i vendit të anulojë vizitën e planifikuar për sot në SHBA.

Grenell ka bërë të ditur se kreu i vendit tonë e ka informuar se ka anuluar udhëtimin në Uashington, pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Specialë.


“Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.

Ai ka bërë të ditur se bisedimet e 27 qershorit do të drejtohen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ne mezi presim diskutimet e së shtunës të cilat do të drejtohen nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

 

Lexo edhe

Video

1 Comment

Comments are closed.

error: