Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Grenell godet sërish Kurtin: Ai do të jetë sërish kundër Biden, është kundër Amerikës

Grenell godet sërish Kurtin: Ai do të jetë sërish kundër Biden, është kundër Amerikës

Ish-Emisari Special i Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi ka goditur sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Grenell thotë se Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan duke përmendur George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump.


Tuje ai nëpërmjet një shkrimi në Twitter thotë se Kurti është kundër Amerikës.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell.

Grenell edhe të martën edhe të martën e quajti Kurtin ani-amerikan. Në postimet e tij në Tëtter ai ka kujtuar kohën kur kryetari i VV-së, Albin Kurti ka kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht thirrjeve të ish-presidentit Barack Obmaa dhe tashmë presidentit të ri amerikan Joe Biden.

Lexo edhe

Video

error: