Grazhdani: Media mund të luajë rol të madh për promovimin e turizmit

Në punimet e Konventës së 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të Ballkanit (ABNA), që sivjet po mbahet në Prishtinë nën organizmin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, po diskutohet edhe për rëndësinë e prezantimit të turizmit përmes mediave dhe mundësitë për bashkëpunim që mund të jenë në mes institucioneve publike për turizëm dhe mediave.

Argjentina Grazhdani, drejtoreshë e projektit PPSE të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që merret me promovimin e punësimit në sektorin e turizmit dhe përpunimit të ushqimit, theksoi pasurinë e madhe të Kosovës si destinacion, gjë që mund të pasqyrohet edhe më mirë në median vendore.

“Turizmi ka ndryshuar shumë për shkak të COVID-19. Tani po shohim rëndësinë që kanë strategji të reja të promovimit të destinacioneve, përfshirë dhe të destinacioneve të reja si Kosova. Pas situatës së krijuar nga pandemia, Kosova hodhi vështrimin nga turistët rajonalë dhe të Diasporës. Këtu, media mund të luajë një rol shumë të madh për ta promovuar turizmin dhe sidomos për të publikuar rrëfimet njerëzore”, tha ajo.


Ajo foli edhe për dallimet mes turizmit masiv dhe turizmit të qëndrueshëm.

“Turizmi i qëndrueshëm është më shumë i orientuar nga përvojat. Nga ana tjetër, turizmi është shumë relevant për punësimin e grave”, tha ajo.

Kuvendi dhe konferenca e 29-të e përgjithshme e ABNA-së mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Swiss Agency for Development and Cooperation SDC.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.