Gratë me këtë lloj sëmundjeje në rrezik më të madh nga COVID-19

Gratë me këtë lloj sëmundjeje në rrezik më të madh nga COVID-19

Gratë me sindromë të vezoreve policistike janë në rrezik në rritje të zhvillimit të koronavirusit, sipas një studimi që përfshiu mbi 20.000 njerëz me këtë sindromë.

Megjithëse njerëzit me këtë sindromë nuk konsiderohen individë me rrezik të lartë, autorët e këtij studimi besojnë se kjo është e gabuar, pasi pandemia ka treguar që kësaj sindrome i kushtohet pak vëmendje në sistemin shëndetësor.

Sindroma e vezoreve policistike karakterizohet nga nivele të larta të hormonit mashkullor (ose androgjenit) dhe gjëndrave të vogla në vezore. Me menstruacione të çrregullta dhe të rënda, personat me këtë sindromë kanë probleme të lëkurës, ndryshime të shpeshta të humorit, vështirësi në gjumë dhe shtojnë në peshë. Përveç kësaj, kjo sindromë mund të ndikojë në pjellori.


Midis 50-70 për qind e pacientëve me sindromë të vezoreve policistike zhvillojnë rezistencë ndaj insulinës, duke çuar në diabet – një gjendje që gjithashtu rrit rrezikun e COVID. Ende nuk ka shërim për këtë gjendje, por pilulat e kontrollit të lindjes dhe ndryshimet në disa zakone të mënyrës së jetesës mund të ndihmojnë.

Studiuesit analizuan mijëra gra nga Irlanda dhe Britania e Madhe, duke përfshirë ato me dhe pa sindromën e vezoreve policistike. Për shkak se kjo sindromë i bën pacientët më të ekspozuar ndaj presionit të lartë të gjakut dhe diabetit, studiuesit donin të zbulonin nëse i bën ata më të prekshëm edhe nga virusi.

Studiuesit zbuluan se shkalla e COVID-it te gratë me këtë sindromë është pothuajse dy herë më e lartë se tek ato pa këtë sindromë. Pasi përfshinë faktorë të tjerë të rrezikut, përfshirë obezitetin, rregullimin e glukozës, mungesën e vitaminës D, hipertensionin dhe sëmundjen e zemrës, studiuesit zbuluan se pacientët me këtë sindromë kishin një rrezik 28 për qind më të lartë të infeksionit koronar.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: