Granit Xhaka e bën “sefte” sezonin e ri të Bundesligës
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Granit Xhaka është ai që e ka bërë “sefte” sezonin e ri të Bundesligës, me një supergol kundër Borussia Mönchengladbach, duke i dhënë një avantazh të shpejtë Leverkusenit kampion.

Në takimin e parë të elitës së futbollit gjerman për sezonin 2024/25, ishte pikërisht mesfushori shqiptar që zhbllokoi takimin në minutën e 12’ të takimit.

Pas një topi të larguar nga zona e vendasve, Xhaka goditi fluturimthi, duke e çuar topin në trekëndëshin e portës dhe për respekt ndaj ish-skuadrës së tij, ai zgjodhi të mos festonte.

“Aspirinat” e Leverkusen të drejtuar nga Xabi Alonso kërkojnë që të ruajnë titullin këtë sezon, duke përsëritur suksesin historik të një viti më parë, ku nuk pësuan humbje gjatë gjithë sezonit në kampionat dhe në Kupë./TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024