Granholm: SHBA po punon në strategjinë për uraniumit, s’ka më para për energjinë ruse

Granholm: SHBA po punon në strategjinë për uraniumit, s’ka më para për energjinë ruse

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një strategji që do të siguronte një furnizim të qëndrueshëm me uranium, duke deklaruar se Uashingtoni nuk duhet të dërgojë më para në Rusi për energji.

Senatori republikan John Barasso, anëtar i Komitetit të Energjisë së Senatit, e pyeti Granholm gjatë diskutimit për buxhetin 2023 nëse presidenti Joe Biden do të ndalonte importin e uraniumit nga Rusia, i cili përdoret për energjinë bërthamore të SHBA-së si një mënyrë për të dobësuar më tej Moskën.

“Unë do ta lejoj presidentin të përgjigjet për këtë, por mund të them se për mendimin tim kemi një marrëveshje mjaft të mirë për këtë çështje. Ne nuk duhet të dërgojmë para në Rusi për ndonjë nevojë amerikane për energji ose për ndonjë arsye tjetër,” tha Granholm.


Ajo tha se Departamenti Amerikan i Energjisë aktualisht është duke punuar në një strategji për uraniumin, në mënyrë që të sigurojë furnizim të qëndrueshëm për nevojat bërthamore të SHBA nga jashtë.

Në muajin mars, presidenti Biden ndaloi importin e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus, por jo uraniumit.

Industria amerikane e energjisë mbështetet te Rusia dhe aleatët e saj Kazakistani dhe Uzbekistani për afërsisht gjysmën e sasisë së uraniumit që drejton termocentralet bërthamore amerikane.

Kjo degë e energjisë amerikane loboi në Shtëpinë e Bardhë për të mos ndaluar importin e uraniumit nga Rusia, pavarësisht pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Lexo edhe

Video