Grand Prix Almada/Përfundon gara për Laura Fazliun

Grand Prix Almada/Përfundon gara për Laura Fazliun

Ekipi kosovar i xhudos ka mbyllë garat në Grand Prix Alamada të Portugalisë me një medalje të artë, njëkohësisht e para kjo për vitin 2022.

Mbrëmë, xhudistja kosovare Distria Krasniqi në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, në finale e mposhti xhudisten kroate Ana Viktorija Puljiz, kështu duke e fituar të artën në këtë garë, përcjell KosovaPress.


Ndërkaq, sot këtë garë e ka vazhduar xhudistja Laura Fazliu, e cila në kategorinë deri në 63 kilogramë pësoi humbje qysh në raundin e dytë.

Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja franceze Melodie Turpin.

Lexo edhe

Video