Grafite në Prizren pas arrestimit të mësuesit të dyshuar për pedofili

Grafite në Prizren pas arrestimit të mësuesit të dyshuar për pedofili

Qyteti i Prizrenit sonte është mbushur me grafite pas arrestimit të një mësuesi i dyshuar për pedofili.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist që qëndron mbrapa këtyre grafiteve, thotë se lajmet e fundit që zbulojnë një mësimdhënës pedofil, përveç tronditëse, po tregojnë çdo herë që dhuna ndaj vajzave e grave është duke ndodhur kudo e kurdo.


“Ky rast, sikundër rastet tjera të abuzimeve seksuale ndaj vajzave e grave janë alarm për sigurinë e tyre. Ky nuk është veç rast i pedofilisë por dhunë sistematike ndaj vajzave e grave që sillet rreth seksualizimit të trupit femëror. Ky është krim. Krim i cili nuk është i izoluar por paraqet rrezik të vazhdueshëm për secilën vajzë e grua në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Grafitet e shkruara sonte në mure shkollash e hapësira tjera publike në Prizren, Kolektivi thotë se  shprehin revoltën ndaj cenueshmërisë së vajzave dhe grave dhe kulturës së amnistimit të dhunës me bazë gjinore.

“Dhuna ndaj vajzave e grave në shkolla, familje, punë e rrugë nuk është incident periferik, është sinjal i një sistemi të kalbur i cili mbahet përmes dhunës së gjinizuar. Nga Prizreni ne thërrasim për reagim kolektiv ndaj dhunës me bazë gjinore, ndëshkim për kriminelët e solidaritet me të gjitha vajzat e gratë. Nga këtu ne insistojmë se siguria e liria e asnjërës prej nesh nuk ka kuptim pa lirinë e gjithësecilës prej nesh”, përfundon njoftimi.

Lexo edhe

Video