Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Grabitje në një dyqan në lagjen Mati 1

Grabitje në një dyqan në lagjen Mati 1

Një grabitje ka ndodhur sonte në një dyqan në lagjen Mati 1 në kryeqytet.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka dhënë edhe detaje shtesë.


“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ajo.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Lexo edhe

Video

error: