Grabitje me armë në një pompë të benzinës në Prishtinë

Grabitje me armë në një pompë të benzinës në Prishtinë

Një grabitje me armë ka ndodhur në një pikë derivatesh në lagjen Veternik në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se është arrestuar i dyshuari që kreu grabitjen.


“Sot rreth orës 03:00, kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur, në një pikë derivatesh  në lagjen Veternik në Prishtinë. Rasti menjëherë i janë përgjigjur  njësitet policore të stacionit të Jugut në Prishtinë, të cilët kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë  personin e dyshuar”, ka treguar Ahmeti.

Në hetimet e para thuhet se i dyshuari nën kërcënimin e armës ka arritur që të merr një sasi të parave dhe kishte provuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (me forcë duke i shkaktuar lëndime viktimës, ka arritur të merr një sasi të parave dhe është nisur të largohet nga vendi i ngjarjes, por menjëherë njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit . Personit të dyshuar policia I ka gjet dhe konfiskuar një sasi të parave, dy telefon, një çantë etj. Po ashtu lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar për ekzaminim veturën të cilën po e drejtonte i dyshuari.  Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti.

Lexo edhe

Video

error: