Grabitje me armë në Ferizaj

Grabitje me armë në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme në një pikë karburanti në Ferizaj.

Sipas Policisë, punëtorë në një pikë të karburanteve, kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të panjohur dhe nën kërcënimin e armës  AK-47, u kanë grabitur dy telefona celular, para kesh 500 euro dhe një shumë paketime me cigare, të gjitha në vlerë rreth 5000 euro.


Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa nuk raportohet për lëndime. Rasti vazhdon të hetohet.

 

Lexo edhe

error: