Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, arrestohet 3o vjeçari

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, arrestohet 3o vjeçari

Një 30 vjeçar me inicialet K.K, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi sot në mesditë në Fushë Kosovë ka kryer një grabitje të armatosur ndaj një personi të cilit ia ka marrë një shumë parash dhe një telefon.


Sipas Policisë, sot rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Fushë Kosovë, ku ankuesit (mashkull), nën kërcënimin e armës, i janë grabitë një shumë parash dhe një telefon.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjet dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave. Personi i dyshuar K.K,  mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, po kryejnë procedurat e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe

Video