Grabitësi e lidh viktimën me lidhëse plastike në lokal, më pas ia vjedh paratë
1-First
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se është kryer një grabitje me armë në një lokal në Ferizaj. Sipas raportit 24 orësh, një person i panjohur e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike dhe i ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe në kërcënimin e armës ka hyrë në lokal dhe pasi e ka lidhur – viktimën me lidhëse plastike, i ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024