Gosens lojtari i ndeshjes, statistika të tjera nga ndeshja Portugali – Gjermani

Gosens lojtari i ndeshjes, statistika të tjera nga ndeshja Portugali – Gjermani

Gjashtë gola i prodhoi ndeshja e Grupit F ndërmjet Portugalisë dhe Gjermanisë e zhvilluar të shtunën në “Allian Arena”.

Ndeshja nisi me dominimin e plotë të gjermanëve por ishin portugezët ata që tundën rrjetën të parët më golin e Cristiano Ronaldos pas 15 minutave lojë, përcjellë KosovaPress.

Nga ky gol e tutje, skuadra e Joakim Lov mori gjithçka nën kontroll dhe si rezultat shënoi katër gola për ta bërë përmbysjen e madhe.


Mesfushori i Atalantës Rubin Gosens u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes duke kontribuar me një gol dhe dy asiste.

Gjermania e pati posedimin e topit me 56 përqind kundrejt 44 të Portugalisë. Gjermania ishte më e mirë edhe sa i përket gjuajtjeve në portë me 13 sosh kundrejt 8 të portugezëve.

Shtatë prej gjuajtjeve të gjermanëve ishin brenda kuadratit te portës ndërsa vetëm dy ishin nga Portugalia të cilat edhe sollën dy golat e tyre.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Gjermania dhe Portugalia i kanë nga tri pikë dhe ndajnë pozitat dy dhe tre në Grupin F.

Lexo edhe

Video