Google përkrah Konventën e 23 Tetorit

Google përkrah Konventën e 23 Tetorit

Korporata Google përkrah Konventën Internacionale të këtij viti “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”. Një kompani jashtëzakonisht e fuqishme, ndaj së cilës jemi të përfshirë të gjithë, ofron mundësinë për të qenë afër ndaj secilit që dëshiron të shoh, të dëgjojë dhe të aftësohet profesionalisht nga Inxhinieri i shitjes së Google, z. Stiv Sterjo.

Stiv Sterjo do të na bashkangjitet në Konventën e 23 Tetorit, një ekspert i jashtëzakonshëm, super profesionisht i fushës së tij, i cili do të trajtojë temën “Kultura e kompanisë Google – Dixhitalizimi i kompanive”. Për të nderuar secilin nga ju që do të jeni prezent në Golden Imperial, dhuratat e personalizuara nga Google kanë arritur për secilin prej juve.

Të mësosh nga një Inxhinier i një TOP Kompanie siç është Google, është eksperiencë në vete. Stivi iu pret bashkë me të gjithë folësit e tjerë që do të jenë të pranishëm në Golden Imperial me 23 Tetor.


Spikerë të tjerë këtë vit, janë: Ermal Mamaqi, Fatos Berisha, Tomaz Bergant, Arijana Koskarova, Tamer Ozdas, Suada Pajaziti, Robert Wilton, Venera Llunji, Nagib Fejzi dhe Dritan Mezini.

Vendet janë të limtuara. Nxito bëhu pjesë e Konventës, rezervo vendin tënd në:

🎯 https://suksesieshteqellimiyt.com

☎ +383 49 893 693 / +383 49 893 888

Lexo edhe

Video

error: