Goli më i mirë i muajit në Premier Ligë i takon yllit të Brentfordit – video

Goli më i mirë i muajit në Premier Ligë i takon yllit të Brentfordit – video

Goli i mrekullueshëm i Ivan Toneyt që kompletoi hat-trickun e tij në fitoren e Brentfordit 5:2 kundër Leeds United është votuar si goli më i mirë i muajit shtator në Premier Ligë.

Toney e fiton çmimin në fjalë pas votave të publikut të kombinuara me ato të panelit të ekspertëve të futbollit, duke mposhtur në garë lojtarët si Philip Billing, Aleksandar Mitrovic, Alexis Mac Allister, Joao Palhinha dhe Son Heung-min, përcjell KosovaPress.


Kjo është hera e parë që Toney ka fituar një çmim të Premier Ligës dhe ai është lojtari i parë i Brentfordit që ka fituar një çmim të muajit që prej kalimit të skuadrës në kampionatin anglez nga Championshipi në vitin 2021.

Golin e tij e gjeni më poshtë.

(20) Lij on Twitter: “This Ivan Toney goal for Brentford vs Leeds 🔥 https://t.co/nMRrgnXyao” / Twitter

Lexo edhe

Video