Goli i Thaqit shpallet më i miri i javës në Ligën e Konferencës – video

Goli i Thaqit shpallet më i miri i javës në Ligën e Konferencës – video

Kampioni i Kosovës, Ballkani shënoi mbrëmë fitore historike kundër Sivassporit, duke e mposhtur si mysafirë me shifrat 4:3 në kuadër të Ligës së Konferencës.

Përveç se ishte një ndeshje e zjarrtë, përballja mes Sivassporit dhe Ballkanit prodhoi edhe gola tejet të bukur, ku e gjithë vëmendja ishte te goli i Armend Thaqit, raporton KosovaPress.

Thaqi shënoi golin e parë të Ballkanit, dhe të barazimit për 1:1, në stilin e Lionel Messit, ku shumë tifozë mbetën gojëhapur nga goditja e fuqishme e mbrojtësit të djathtë.


Ndërkaq, goli i Thaqit edhe zyrtarisht u zgjodh sot më i miri i javës në Ligën e Konferencës.

Më poshtë mund ta gjeni golin e Thaqit kundër Sivassporit.

(17) UEFA Europa Conference League on Twitter: “🟡⚫️ Armend Thaqi’s long-distance hit wins #UECLGOTW 🏅 ⁣⁣ @Heineken | #UECL https://t.co/hFcWJGY8fq” / Twitter

Lexo edhe

Video